Truproja e Thaçit me armë pa leje

Njëri prej truprojave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, është përfshirë në një aksident trafiku me makinën “Nisan”, me ç’rast ka marrë lëndime ai dhe një femër e cila e shoqëronte në makinë.

Aksidenti ka ndodhur me datën 1 të këtij muaji në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

Burimet e Indeksonline tregojnë se ngasësi i makinës “Nisan” me targa vendore është përplasur me makinë jashtë rruge

Truproja i kryeministrit dhe femra e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Gjatë kontrollit në veturë, policia ka gjetur edhe një revole pa leje e llojit “SIG” me 14 copë fishek.

Arma dhe municioni janë konfiskuar nga policia, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që policia të hap rast për aksident dhe për armëmbajtje pa leje,transmeton indeksonline.

Nuk është raportuar për të arrestuar, përderisa prokurori ka dhënë urdhër të rasti të shkojë në gjykatë me procedurë të rregullt.

– See more at: http://fishmedia.info/lajme/truproja-e-thacit-me-arme-pa-leje/#sthash.pXoIRl2R.dpuf

Njëri prej truprojave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, është përfshirë në një aksident trafiku me makinën “Nisan”, me ç’rast ka marrë lëndime ai dhe një femër e cila e shoqëronte në makinë.

Aksidenti ka ndodhur me datën 1 të këtij muaji në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

Burimet e Indeksonline tregojnë se ngasësi i makinës “Nisan” me targa vendore është përplasur me makinë jashtë rruge.

Truproja i kryeministrit dhe femra e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në veturë, policia ka gjetur edhe një revole pa leje e llojit “SIG” me 14 copë fishek.

Arma dhe municioni janë konfiskuar nga policia, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që policia të hap rast për aksident dhe për armëmbajtje pa leje.

Nuk është raportuar për të arrestuar, përderisa prokurori ka dhënë urdhër që rasti të shkojë në gjykatë me procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme

Back to top button