Putin: Të mos rritet çmimi i vodkës

Në mesin e krizës ekonomikë të Rusisë, presidenti Vladimir Putin urdheroi Qeverine të frenojë rritjen e çmimit të vodkës.

Shtrenjtimi i pijes se preferuar te ruseve, sipas shefit te Kremlinit po inkurajon konsumin e pijeve alkoolike te paligjshme e me gjase, edhe te pasigurta.

Presidenti eshte promovoues i forte i nje stili te shendetshem jetese e i ka kerkuar agjensive te rendesishme, sic tha dhe vete, te merren me kete pune.

Studimet me te fundit tregojne se 25% e meshkujve ruse vdesin perpara se te arrjne te 50-tat.

Nje prej faktoreve kryesore kontribues ne keto vdekje te parakoheshme eshte pikerisht alkooli. Qe prej vitit te kaluar, ekzekutivi rus kishte vendosur nje çmim dysheme per vodken, por sipas agjensise se lajmeve Reuters, ai eshte rritur me gati 30%.

Rritje te çmimit nuk ka pasur vetem pija tradicionale e njohur per perqindjen e larte te alkoolit;  inflacioni vjetor ne vend eshte aktualisht ne nivelin 9.4%. Rubla vazhdon te mbetet tejet e pastabilizuar pas zhvleresimit te ndjeshem per shkak te renies se kuotimit te naftes ne tregjet nderkombetare dhe sanksioneve ekonomike te perendimit. Kete panorame te zymte e erresojne akoma me shume paralajmerimet e ish-ministrit te Financave se ne 2015-ten, Rusia do te hyje ne recesion. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button