Sllupçani i dëshmorëve në mëshirë të fatit (FOTO)

Përderisa delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim nderoi dëshmorët në fshatin Sllupçan, banorët e këtij vendi thonë se nuk kanë kushte elementare për jetesë. Portalb ju sjell pamjet nga gjendja e mjerueshme në këtë fshat i cili sipas banorëve, vizitohet nga partitë politike vetëm për poena politik.


Familjet e dëshmorëve nuk kërkojnë asgjë përpos të rregullohen me ligj  të drejtat e tyre.
Ata ankohen për mungesën e ujti për pije, rrugët pa asfalt dhe shkollën e rrënuar.


Objekti parashkollor edhe 13 vite pas luftës ka mbetur nën rrënoja dhe tërësisht i shkatërruar, ai ka bërë që fëmijët e këtij fshati të jenë të detyruar të udhëtojnë për më shumë se 4 kilometra në ditë deri në Shkollën Qendrore Fillore “Faik Konica”, e cila gjendet në mes të fshatit Sllupçan dhe Orizare, të komunës së Likovës. Ata nuk kanë transport falas edhe përkundër të drejtës së tyre për këtë gjë.


Është skandaloz fakti që të kërkohen mjete financiare nga banorët e Sllupçanit, të cilët dukshëm nuk e kanë marrë veten, nga konflikti luftarak i vitit 2001. 

“Sikur po bëhen përpjekje që të harrohen të gjitha ato sakrifica në njerëz dhe në pasuri, që e kishin krijuar me vite të tëra banorët e kësaj ane. Absurdi më i madh është se edhe pas, gati pesë vitesh, Ministria e Arsimit e Maqedonisë akoma mbetet e shurdhër. Edhe kërkesa ? deputet të zonës të rindërtohen dhe zgjerohen objektet shkollore në fshatin Nikushtak dhe Sllupçan, edhe pse e premtuar nga ana e njerëzve kompetente të kësaj ministrie, përsëri gjithçka ka mbetur me të vjetrën” thonë banorët.


Ata deri me tani me kontributin e tyre kanë ngritur vetëm disa shtylla, pa pasur mjete financiare për te vazhduar tutje.

“Nuk mbetet ditë pa u reklamuar në mediume rikonstruimi dhe ndërtimi i disa shkollave në vise të ndryshme të Maqedonisë. Ne jemi larg atyre kushteve që mbizotërojnë në shkollat fillore të disa fshatrave në Kërçovë, Strumicë etj., ku të njëjtat disponojnë me kushte jashtëzakonisht te mira, nxemje qendrore, kabinete të ndryshme… Me këtë rast, e gjithë zona e Likovës, kërkon urgjentisht nga zv.kryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes Kornize te Ohrit,, që t’i kthejë pakëz sy të edhe nga komuna e Likovës, e cila ishte shembull i rezistencës së mirëfilltë kombëtare dhe jo të jepen premtime boshe.

Ndryshe, fëmijët tanë – nxënësit do të jenë të detyruar që ta bojkotojnë mësimin derisa nuk ndërmerret diçka konkrete për zgjidhjen e këtij problemi serioz” theksojnë ata.


Ndërkaq, lapidari i dëshmorëve nuk duket askund ndërsa ishte i premtuar që nga viti 2004.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button