Gjera shumë interesante: 10 lajmet shkencore më të njohura të 2014

Ne këtë liste ne fakt nuk do te flasim për studimet me serioze dhe te rëndësishëm te këtij viti, por për ato qe fituan me shume popullaritet.

1.    Sëmundja e murtajës ka kushtëzuar modifikim e ADN-se njerëzore. Ky lajm doli ne përfundim te një studimi te shkurtit te këtij viti te një autori holandez, i cili arriti te tregoje se sëmundja e murtajës e cila pushtoi Europen ne shekullin e XIV duke shfarosur me shume se 50 milion njerëz, çoi ne një modifikim te ADN-se, qe favorizonte sintezën e geneve qe mbroni organizmin prej kësaj sëmundjeje.


2.    Fluskat e plazmës ne Afganistan. Këto lloj fluskash krijohen ne shtresat e larta te atmosferës mes 85 dhe 595 km lartësi. Besohet se kane qene pikërisht këto fluska, te cilat kane shkaktuar një nga betejat me te ndezura mes forcave amerikane dhe atyre te al-Qaida-s ne Afganistan. Këto flluska janë ne gjendje te shkaktojnë një block out te përkohshëm te komunikacionit ne rajonin  ku krijohen dhe ne 4 mars te këtij viti, disa pilote amerikane nuk patën mundësinë qe te marrin instruksionet e duhura, çka beri te mundur qe ata te avanconi përtej kufijve te lejuar mes maleve Takur Ghar, ku një prej avionëve te tyre u rrezua, gjë qe i dha me pas shkëndijë një beteje qe zgjati për me shume se 17 ore.


3.    Kontakti pare me tribu te panjohura. Gjate kësaj vere, mes qershorit dhe gushtit, disa anëtarë te një tribune te izoluar ne Perunë amazionale, te cilat nuk kishin pasur asnjëherë kontakt me boten, dolën zbuluar ne veri te Brazilit duke vendosur kontaktet e para me disa shkencëtarë te departamentit brazilian qe merret pikërisht me marrëdhëniet mes indigjeneve. Mësohet se ata kishin qene te detyruar te largoheshin prej viseve te tyre pasi disa narkotrafikantë kishin pushtuar ato.


4.    Përhapja e modës se mustaqeve dhe mjekrave. Gjate këtij viti u be shume popullor lajmi ne lidhje me preferencën  femërore ndaj meshkujve me mjekër dhe mustaqe, aq sa u menduar se meshkujt e rruar do te kalonin ne minorancë. Sipas një studimi te kërkuesve australiane te Universitetit te South Wales, kjo mani është e ngjashme me atë te meshkujve mesdhetare te cilat preferojnë femra bionde me sy boje qielli.


5.    Trekëndëshi magmatik ne sipërfaqen e Hënës. Sipas një studimi te botuar edhe ne revistën natyre, ne zonën me njollën me te dukshme ne sipërfaqen e Hënës duhet te ndodheshin gjurmët e nje trashësie magme me forme trekëndore. Te dhënat e sondave te NASA-s ne Hënë tregonin se e kaluara gjeologjike e satelitit te vetëm te Tokës ishte e karakterizuar nga një aktivitet tektonik dhe vullkanik intensiv i cili është hasur njëkohësisht edhe ne planetët e tjerë te sistemit diellor.


6.    Si t’i mbijetosh një shpërthimi atomik. Ne janar te këtij viti doli një studim i Michael Dillon, i Lawrence Livermore National Laboratory ne California, qe shpresojmë ne fakt te mos na hyja asnjëherë ne pune. Ne te tregohej përmes një modeli matematik, se si do te duhej te vepronim nëse ndodhte ndonjë shpërthim nuklear.


7.    Ketri vampir me bisht avullues. Sipas një studimi, ky lloj ketri ka bishtin me te gjate dhe avullues se çdo kafshe tjetër me te njëjtat përmasa. Ky bisht i serben atij për te çorientuar armiqtë e tij te mundshëm.


8.    Shkëmbinj plastik. Gjate këtij viti u zbuluan ne ishujt Hawaii shkëmbinj te mirëfillte por prej plastike te cilat u pagëzuan me emrin “Plastigomerati”.


9.    Yeti nuk eksiton. Gjate këtij viti doli për here te pare një studim i mirëfilltë shkencor për këtë teme. Studimi i Universitetit te Oksfordit tregoi se te gjitha provat e mbledhura deri me tani ne fakt janë te pamjaftueshme për te mbështetur teorinë e Yeti-t. Gjithashtu ky çoi edhe ne përfundime te rëndësishme ne lidhje me evolucionin  e arinjve himalajanë.


10.    Minjtë parapëlqejnë te rrotullohen. Të gjithë e dimë qe minjtë kane dëshirë te rrotullohen ne rrotat qe i improvizohen ne kafazet e shtëpive qe i mbajnë. Deri tani mendohej se kjo vinte prej faktit te mërzisë se tyre ne ambiente te tilla, por një studim holandez tregoi se kjo ne fakt ndodhte edhe kur ata ishin te lire ne natyre.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button