6 gjëra që burrat nuk i dinë për gratë e tyre

Ka disa gjëra të caktuara që gratë nuk ua tregojnë partnerëve të tyre. Pa marrë parasysh sa “llafazane” gratë janë, ka ende sekrete qe ato nuk duan ti zbulojnë.

1. Gratë vlerësojnë burrat e sinqerte
Ato duan tu besojnë burrave te tyre. Gratë ndjekin intuitën e tyre dhe në shumicën e rasteve intuita e tyre është e drejtë. Pra, burri të jetë i mençur dhe te shprehet, te mos fshehe asgjë.
2. Gratë i pëlqejnë surprizat
Femrat pëlqejnë te befasohen me ato pak gjëra që njerëzit mund të mendojnë se janë të padobishme dhe të pakuptimta. Ato detaje te vogla thonë shumë për femrat. Kreativiteti është i mirëpritur! Nuk ka nevojë për një surprizë që të jetë e shtrenjtë. Mund te mos ketë aspak shpenzime dhe përsëri do jete shume e këndshme për grate.
3. Gratë duan qe burrat te marrin iniciativën  
Burrat me iniciative vlerësohen nga gratë. Asnjë grua nuk dëshiron të luajë dy role – femër dhe mashkull. Është mirë kur burrat marrin përgjegjësitë për një shumëllojshmëri te gjerave te ndryshme. Te kujdeset për familjen është gjithashtu përgjegjësi e një burri. Në ditët e sotme gratë kanë tendencë të jenë aq te forta sa dhe burrat në shumicën e sferave të jetës. Megjithatë, ato dëshirojnë të jenë të mbrojtura.
4. Gratë nuk e kane problem kohen qe burri kalon me shoket e tyre 
Nuk është plotësisht e vërtetë, se gratë nuk duan qe burrat të takojne shoket e tyre për te kaluar kohë se bashku duke pire një gote birre apo duke pare ndeshje sportive ne televizor. Gjithkush ka nevojë për një hapësirë private. Çështja është që meshkujt duhet te kuptojnë se shoket e tyre nuk duhet të jenë më te rëndësishëm se ato.
5. Gratë duan qe miqtë e burrit te kenë një opinion te mire për to
Mos prisni një grua të thotë se ajo dëshiron qe miqte e burrit të saj të kenë mendim të mirë për të. Ne te vërtete gratë duan te dine se çfarë mendojnë miqtë e burrave te tyre. Dhe për me tepër, ato dëshirojnë që opinioni të jetë pozitiv.
6. Gratë kane nevoje për privatësi
Privatësia nuk do të thotë asgjë negative. Ajo vetëm tregon se nga koha në kohë një grua dëshiron të qëndrojë vetëm. Burrat duhet thjesht ti lenë të bëjnë atë që ato dëshirojnë apo kane nevojë. Burrat nuk duhet te ndjehen të ofenduar nëse e dashura e tyre apo gruaja kërkon pak kohe te lire për ta kaluar me veten e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button