Qindra protestuan sot në Shkup! (VIDEO)

Me parolat “Uaa”, “Edhe ne duam ta festojmë Vitin e Ri”, “Dil Gruevski dhe Trajko dhe shikoje popullin e uritur” qindra protestues dolën sot rrugëve të Shkupit. Ata janë punëtorë dhe të falimentuar të fabrikës “EMO Ohër” dhe “Eurokompozit” të Prilepit dhe kërkojnë nga Qeveria të zgjidhet problemi i tyre, tu kthehen rrogat e papaguara dhe kontributet.

Të punësuarit dhe të falimentuarit kërkuan takim me kryeministrin dhe ministrat kompetent për zgjidhjen e problemit të tyre, por kjo gjë nuk u realizua.

“Tanimë nuk dihet madje as sa rroga kanë të papaguara, 30 apo 40 ndërsa nuk kanë të paguar as kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor.” tha kryetari i Sindikatës për industri dhe metal, Pece Ristevski i cili ishte në protesta.

Lajme të ngjashme

Back to top button