Gruevski ‘kopjon’ Edi Ramën, merr 4 këshilltar të jashtëm

Ashtu si disa shtete tjera edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka këshilltar të jashtëm.

Mësohet se Gruevski ka 4 këshilltarë të jashtëm: izraelitin Xhoshua Glajtman, që është i angazhuar për sektorin e inovacioneve sipërmarrëse dhe zhvillimin teknologjik, sllovenin Marjan Hribar, dhe Xhorxh Peri nga SHBA.

Edhe kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar këshilltar të jashtëm ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Rama tha se detyra e tij do të jetë që ta ndihmoj Shqipërinë sa më mirë dhe në mënyrë sa më efikase t’i bëjë reformat e duhura për Bashkimin Evropian.  

Franca i “dhuroi” shtetit kroat dy ekspertë gjatë negociatave për anëtarësim në BE dhe për pjesën e ligjeve rreth peshkatarisë.

Ndërsa ish njeriu i parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Stros-Kan është këshilltar i shtetit serb./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button