Besimtarët katolik në rajon festojnë Krishtlindjen: Duhet më shumë dashuri mes njerëzve

Besimtarët katolik anekënd botës kremtojnë sot festën më të gëzuar të krishterë, atë të Krishtlindjeve, festën e lindjes së Jezu Krishtit. Me këtë rast, në Kishën e Zemrës së Krishtit në Podgoricë, në mëngjesin e sotëm është mbajtur mesha e Krishtlindjeve, të cilën e ka udhëhequr don Viktor Ganc, i cili dha mesazhin se festa sotme është një ngjarje e madhe për çdo njeri. Ai kërkoi falje nga Zoti për popullin dhe kërkoi për më shumë dashuri mes njerëzve.

“Kemi hyrë në Krishtlindjet me meshën e mesnatës. Lindja e Krishtit është një ngjarje e madhe për çdo njeri. Prandaj, le të gëzohemi sot, sepse janë Krishtlindjet”, tha don Ganc.

Ai theksoi se njerëzit duhet të jenë të lumtur, sepse Zoti ju ka dhuruar fjalën. “Asnjë krijesë tjetër nuk mund të shprehë emocionet si një njeri, sepse Perëndia na ka dhënë fjalën. Fjala për njeriun është ajo me të cilën diçka nuk mund të lëvizim. Dhe kjo fjalë është pronë e Perëndisë. Për fat të keq, ndonjëherë një fjalë mund të përdoret keq. Kjo ndodh nëse për dikë themi diçka të keqe”, ishin fjalët e don Ganz.

Në të njëjtën kishë mbrëmë është mbajtur Mesha e mesnatës, e cila mblodhi një numër të madh besimtarësh. Meshën e ka udhëhequr don Janez Mirtek, raporton Anadolu Agency (AA).

– Mesha e Krishtlindjeve në Sarajevë: Të rikthejmë vlerësimin e vlerave të vërteta –

Një numër i madh i besimtarëve kanë qenë të pranishëm në meshën me rastin e festë së Krishtlindjeve katolike, të mbajtur në Katedralen e Zemrës së Krishtit në Sarajevë.

Kryepeshkopi i Sarajevës, Kardinali Vinko Puljiç, i cili e udhëhoqi Meshën, ka thënë se njeriu është i pakënaqur, sepse është i “humbur” në bredhjet e kësaj bote. “Njeriu është përhumbur brenda vetës. Gjatë gjithë historisë, njeriu ikën prej Perëndisë, qëndron dhe ndihet i pakënaqur, i humbur. Por, në fakt, Zoti donte ta largojë nga kjo errësirë. Krishtlindjet prandaj janë festë e dinjitetit njerëzor”, theksoi Kardinali Puljiç.

Duke folur për përhumbjen e njeriut kardinali kujtoi faktin se shumë njerëz në botë vdesin pikërisht për shkak të njeriut dhe veprimeve të tij të gabueshme. Sipas fjalëve të Puljiç, Krishtlindjet janë edhe mundësia për “kthimin në familje”, duke shtuar se në kohën e sotme kur mbizotëron materializmi duhet të kthejmë familjen.

“Një vajzë e kanë pyetur se çfarë do të donte për Krishtlindje. Ajo tha: Unë kam shumë lodra, nuk më duhen më, dua që nëna ime dhe babai të luajnë me mua. Fëmijët nuk kanë nevojë për lodra, telefonin celular, internet, por kanë nevojë për zemrën e njeriut. Pra, duke festuar Krishtlindjet, ne duhet të njohin vlerën e zemrës njerëzore dhe familjen si shtyllë”, tha Puljiç me këtë rast të gjithë besimtarëve ju uroi Krishtlindjet me dëshirën që “Krishtlindjet të mbushin zemrën dhe shpirtin me gëzim të gjithëve.”

– Zagreb, kandidatët për president në meshën e Krishtlindjeve

Në meshën tradicionale në Katedralen e Zagrebit, të cilën e ka udhëhequr Kardinali Josip Bosaniç, kanë qenë të pranishëm presidenti Ivo Josipoviç, dhe dy kandidatët e tjerë për postin e presidentit, si dhe Nunci Apostolik Kryepeshkopi Alessandro D’Ericco, të cilët Kardinali i ka përshëndetur veçanërisht.

Meshën e kanë ndjekur një numër i madh i besimtarëve katolik, ndërsa Kardinali Bozaniç në predikimet e tij vuri në dukje rëndësinë e Krishtlindjeve dhe lindjen e Krishtit si dhe vlerën e mesazhit që lindja e tij ka dërguar në botë. Ai tha se Krishtlindjet kanë kulmojnë dialogun midis Perëndisë dhe njeriut.

Ai vuri në dukje situatën e vështirë ekonomike, problemin e papunësisë dhe nevojës për afërsi me veteranët kroatë të luftës. Tre kandidatë presidencialë Ivo Josipoviç, Grabar Kitaroviç dhe Milan Kujunxhiç pas Meshës së bashku morën pjesë në pritjen e organizuar nga Kardinali Bozaniç në pallatin e Kryepeshkopisë. Kandidati i katërt presidencial, Ivan Vilibor Sinçiç, nuk mori pjesë në ceremoninë e Meshës në orën 10:00. Ai në Katedrale erdhi më herët për të kryer ritet fetare dhe u largua para fillimit të kremtimit të Meshës.

– Kryepeshkopi i Beogradit: Mëkati dhe prirje ndaj së keqes janë “trup i huaj

Kryepeshkopi i Beogradit Stanisllav Hoçevar këtë mëngjes në kishën e Krishtit Mbret, para besimtarëve të shumtë ka udhëhequr meshën e Krishtlindjeve.

Ai u bëri thirrje të gjithë besimtarëve katolik që të luten duke shtuar se mëkati dhe prirje ndaj së keqes janë “trup i huaj”.

Kryepeshkopi i Beogradit, Stanisllav Hoçevar gjatë meshës dha mesazhin se sekreti i Krishtlindjeve është gur themeli i fshehtë i gjithë jetës dhe gjithë kulturës dhe se njeriu pa spiritualizmin personal nuk mund të mbijetojë në dinjitetin e vet.

Personalitetet katolike do të mbajnë Mesha gjatë gjithë javës deri më 11 janar të vitit të ardhshëm, kur edhe përfundon shënimi i festave të Krishtlindjeve, njofton Anadolu Agency (AA)

Lajme të ngjashme

Back to top button