UPDATE: Debati për Ligjet për media, qeveria mbetet kokëfortë

Ligji për media është i nevojshëm, por ne japim vetëm rekomandime. Nuk ka mënyrë të vetem për shkrimin e ndonjë ligji, por përdoren përvojat pozitive nga vendet e tjera, të cilat do të përshtaten me kushtet tuaja, rekomanduan ekspertët e OSBE-së dhe të Këshillit të BE-së në debatin e sotëm për propozimligjin për media dhe propozimligjin për shërbime audio dhe audiovizuale.

Në debatin që po mbahet hotelin “Holiday Inn” marrin pjesë disa gazetarë dhe redaktorë të cilët ekspertëve u parashtruan pyetje në lidhje me propozimligjet. 

Në pyetjen e gazetares Sllagjana Dimishkova për qëndrimet e ndryshme të përfaqësuesve të OSBE-së për Ligjin për mediat, përfaqësuesja Katrin Efkeimen u përgjigj se nuk ka dallime në mendime për shkak se nuk ka një mënyrë të vetme në shkruarjen e ligjit. 

“Nuk ka dallim për thelbin, ka dallime në imtësira dhe në mënyrën e prezantimit”, deklaroi Efkeimen. 
Në debat u hap diskutimi për definicionin “çka është gazetar”, për të cilën gjë ekspertët e huaj thanë se nuk ka definicion evropian, por termi duhe të definohet në kuadër të shtetit dhe nevojave. 

Ivona Talevska nga “Sitel”-i dhe Ivan Mirçevski nga “Kanal 5” dhanë vërejtje në lidhje me Ligjin për shërbime audio-vizuale, gjegjësisht sa i përket dispozitave për emitimin programor me një përqindje të caktuar të programit dokumentar, muzikor dhe të filmave, por edhe për dënimet. Kërkesa është që në vend të 10 përqindshit të paraparë nga të ardhurat, dënimet të jenë të njëjta për të gjitha llojet e programeve. 

Goran Gavrillov nga “Kanali 77” shprehu brengosje në lidhje me atë se si do të punojë agjencia për media, për shkak se nga kompetenca e drejtorit dhe e anëtarëve të saj, do të varet fati i mediave elektronike. 

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani, është i dëshpëruar nga mënyra se si po rrjedhë debati i sotshëm “Holiday Inn”, dhe mbeti në qëndrimin se nuk ka nevojë për ligj për media, e poashtu kërkoi transparencë sa i përket reklamimit nga ana e qeverisë në media. 

Selmani, është edhe kundër sjelljes së licencave për gazetarë, i cili duke ironizuar tha: 

“…Sillni edhe uniforma për gazetarët, e po të keni mundësi edhe nga një shirit”, është shprehur Selmani.

Ai theksoi se është kundër rregullores për shtypin dhe portalet elektronike.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Në kuadër të procesit për konsultime publike për projekt-versionet punuese të ligjeve për mediat dhe shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, Ministria për shoqëri informatike dhe administratës, sot organizon debat publik ku do të shqyrtohen vërejtjet dhe propozimet rreth projekt-teksteve.

Në debat do të marrin pjesë ekspertë të OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe misionit TAIEX, të cilët punuan në propozim ndryshimet e ligjeve, mirëpo atë do ta bojkotojnë Sindikati i pavarur i gazetarëve të Maqedonisë dhe Instituti maqedonas i mediumeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button