Vetëvrasja e radhës në Tetovë, plaku hidhet nga kati i dytë

Është regjistruar vetëvrasja e radhës në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në orën katër të mëngjesit të ditës së enjte në rrugën 19 nëntori. Nga ballkoni i katit të dytë është hedhur 72 vjeçari me inicialet V.K.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në mes të rrugës, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik, ekipe të Sektorit për Punë të Brendshme dhe mjeku i mjekësisë ligjore. “Në trupin e 72 vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune. Me urdhër të gjykatësit hetues trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrim.

Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe motiveve të kësaj vetëvrasje”,  njofton Policia e Tetovës.

Bëhet e ditur se personi në fjalë një kohë të gjatë ka pasur probleme shëndetësore që dyshohet se kanë qenë edhe arsyet e kësaj vetëvrasje. Ky është rasti i 13 i vetëvrasjeve në rajonin e Tetovës gjatë vitit 2014, ndërsa policia ka regjistruar edhe tetë tentime për vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Back to top button