Minsk, bisedimet për Ukrainën nuk sollën shenja të progresit

Bisedimet që synonin sigurimin e armëpushimit stabil ndërmjet forcave të qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve prorusë, kanë përfunduar pas më tepër se pesë orëve.

Nuk ka pasur indikacione për progres dhe nuk është e qartë se kur do të mbahet rundi i ardhshëm i negociatave.
Në bisedimet për paqe në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, separatistëve dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Prej muajit prill, kur kanë filluar luftimet në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 4,700 njerëz.
Kombet e Bashkuara thonë se më se 1,300 vetë janë vrarë prej armëpushimit të mëparshëm të arritur në Minsk, më 5 shtator. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button