Arifi: Nderojmë dëshmorët që dhanë kontribut për shqiptarët (FOTO)

Sot kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka nderuar dëshmorët e rënë në konfliktin e 2001-shit në fshatin Poroj të Tetovës.

Me të ishin dhe ministri i ekologjisë Adylaqim Ademi si dhe deputeti i BDI-së Behixhudin Shehapi.

“13 gushti është dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit,kjo ditë ka rendësi të veçantë sepse ne shqiptarët me këtë marrëveshje jemi avancuar. Tani kemi ardhur për ti nderuar ata dëshmorë që dhanë kontributin e tyre për këtë vend” tha Arifi, transmeton Portalb.

Sa i përket realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, ajo u shpreh se ende ka punë për të bërë.
“Ka edhe shumë punë për tu bërë, MKO nuk është plotësuar në tërësi, por, me rëndësi është se kornizat e kësaj marrëveshje janë të fuqishme dhe besoj se në të ardhmen do të plotësohen në tërësi” tha Arifi.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button