Greqi, Dimas: S’pranoj të zgjidhem president me votat e neonazistëve

Kandidati për president i Greqisë, Stavros Dimas ka deklaruar se nuk do të pranojë të zgjidhet president me votat e neonazistëve të Agimit të Artë.

Teksa votimi për zgjedhjen e tij ka dështuar 2 herë në Parlament, dhe pritet raundi i tretë që kërkon 180 vota, Dimas siguron se nuk do të pranojë mbështetje nga ekstremistët e djathtë.

“Në respekt të institucioneve demokratike, nuk kam për të pranuar që të zgjidhem president i Republikës së Greqisë me vota të Agimit të Artë”. Stavros Dimas e bëri këtë deklaratë duke marrë shkas nga publikimi i skenarëve mbi mundësinë e votimit të kandidaturës së tij nga Agimi i Artë. Qëndrimi i tij është përshëndetur edhe nga Demokracia e re edhe PASOK. “Deklarata e Stavros Dimas për Agimin e Artë, e thjeshtë dhe e kuptueshme, e nderon atë dhe nënvizon moralin e demokracisë”, deklaroi kryetari i PASOK-ut dhe nënkryetar i qeverisë, Evangelos Venizelos. Ndërkaq deputetë të Demokracisë së re deklarojnë se “nëse Agimi i Artë do të votojë për Stavros Dimas, atëherë shumë deputetë të kësaj partie do të abstenojnë në votimin e tretë./BW

Lajme të ngjashme

Back to top button