Qirinj për demokracinë e vrarë

Disa qytetarë sonte kanë ndezur qirinj para Parlamentit të Maqedonisë, duke kujtuar kështu rastin e para dy viteve. Ata thonë se demokracia është duke u mbytur por gjithashtu që rezistenca është ende gjallë.

Qirinj për demokracinë e vrarë
Qirinj për demokracinë e vrarë

Në mes tyre ishin edhe disa ish deputetë, mes tyre edhe Jani Makraduli i cili në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan:

“Unë nuk e di sa student kishte në 24.12.2012. Nuk e di edhe sa persona ishin në barrikadë atë mëngjes. Por e di që kjo qeveri nuk po ndryshon as me deputetë, as me studentë e as me ata që marrin honorar. Së bashku jemi më të fortë, së bashku nuk mund të na mbyllin gojën. Besoj në Maqedoni demokratike, normale dhe multietnike. Maqedonia në të cilën mendja e mund frikën, indeksi pasaportën. Kujtimet e mija për të hënën e zezë më dërguan para Parlamentit, sot aty e kam vendin, të ndaj momentet ku u ndal demokracia. Shihemi miq, 24.12 nuk guxon asnjëherë të harrohet”, shprehet Makraduli.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button