Ushqime të shëndetshme për Vitin e Ri

Gjate festave te konsumoni një ushqim te shëndetshëm nuk është e thjeshte.

Kështu premtimi tipik qe behet me ardhjen e vitit te ri është pikërisht ajo për te konsumuar ushqime sa me te shëndetshme. Ne te vërtet është e mundur te përmirësoni dietën tuaj pa sakrifikuar asgjë edhe nëse behet fjale për kohe dhe shije.

Te përmirësoni mëngjesin tuaj

Fakti se mëngjesi është vakti me i rëndësishëm i ditës nuk është një legjende. Nëse puna juaj kërkon shume energji gjeni mënyrën qe mëngjesit tuaj te mos i mungojnë proteinat te cilat shtojnë dukshëm ndjenjën e ngopjes.

Evitoni pijet e gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë deri ne 35 gr sheqer për me tepër provokojnë varësi ndaj sheqerit. Zëvendësojini me ujë dhe limon kjo do te jete diçka e këndshme dhe për me tepër do t’u rrisë metabolizmin.

Një here ne jave

Sipas shume nutricionisteve ti lejoni vetes një here ne jave një ushqyerje pa diete ndihmon metabolizmin  për te punuar ne mënyrë korrekte dhe ndihmon psikologjikisht.

Konsumoni patate

Janë te pasura me Vitamina A dhe potas për me tepër përveç se te shijshme janë dhe te thjeshta për tu përgatitur. Sigurisht mos abuzoni nëse stili juaj i jetës është sedentar.

Konsumoni gjalpë

Gjithmonë duke e përdorur me moderim, llogaritni se gjalpi përmban vitamine D (e nevojshme mbi te gjitha për ne dimër) fosfor dhe kalcium, shume studime sugjerojnë se yndyrat e ngopura përmbajnë ne to nuk janë aq te dëmshme sa mendojmë.

Perimet si aleate te shëndetit

Është e këshillueshme te konsumoni shume brokoli për vlerat e shumta qe ato kane dhe e njëjta gjë vlen edhe për spinaqin dhe shume perime te tjera. Asgjë nuk ju pengon te konsumoni një diete vegjeteriane me pak vaj, hurdha dhe erëza.

Konsumoni karbohidrate ne baze te aktivitetit

Truku i vërtet sipas nutricionisteve është te konsumoni karbohidrate ne baze te sasisë te aktivitetit fizik. Nëse i vetmi ushtrim gjate ditës është te përplasni gishtat ne tastierën e kompjuterit duhet te limitoni konsumin e tyre.

Qëndroni 48 ore pa alkool

Gota e birrës apo e verës qe ja lejoni vetes ne mbrëmje është një tjetër sjellje kalorike ne trupin tuaj ja perse shume ekspert te kësaj fushe sugjerojnë te kaloni te paktën disa dite ne jave pa konsumuar alkool.

Konsumoni ushqim te vërtet

Gjeni mënyra te këndshme për te gatuar ushqimet te cilët kane vetëm një përbërës dhe gjysmën e luftës tuaj do ta keni fituar.

Lajme të ngjashme

Back to top button