Të mirat që mund të sjellë një seancë masazhi

Kuponi qe përfshin një seance masazhi mund te jete dhurata me e mire qe mund t’i bëni dikujt qe doni. Zbuloni te mirat qe mund te sjelle kjo praktike.

Gjate masazhit, ne trupin tone, e sidomos ne pjesën e trurit, tek aparati tretës, tek zemra, tek sistemi imunitar, tek rrugët e frymëmarrjes dhe tek hormonet, ndodhin ndryshime psikologjike te pavullnetshme. Ne këtë mënyrë pakësohet edhe stresi. Duke u ulur niveli i kortizolit (hormonit te stresit), ulet edhe sasia e vasopresines, një hormon qe luan rolin kryesor për sjelljen agresive. Nga ana tjetër, masazhi rrit nivelin e dopamines dhe serotonines (hormonet e lumturisë).

Një tjetër e mire e masazhit është ulja e tensionit te muskujve. Sipas një studimi, masazhet stimulojnë sistemin limfatik: sasia e rruazave te bardha rritet dhe kjo është e dobishme për shkak se ato na mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.

Nëse pas një seance masazhi ndiheni me mire dhe me te lumtur, kjo ndodh për shkak te nivelit te rritur te serotonines, e cila rregullon humorin, urine dhe gjumin. Ja pra qe dhurimi i një kuponi për një seance masazhi është një nga dhuratat me te përshtatshme për te kënaqur dike.

Lajme të ngjashme

Back to top button