Dëgjoni këngën më të re të Lady Gaga (VIDEO)

“Një emergjente e muzikës pop është duke u zhvilluar”,-shkroi ylli në Twitter dhe se kënga është shpërndarë në iTunes dhe YouTube.

“Applause”, materiali i parë i ri i këngëtares që nga viti 2011, ishte planifikuar fillimisht për lançim më 19 gusht. Rrjedhjet janë pothuajse një fakt i jetës për yjet e muzikës pop të sotme, me Beyonce, Katy Perry dhe Jay-Z të gjithë me materiale të paautorizuara që shfaqet në internet më herët se planifikimi.

Kënga me cilësi të ulët regjistrimi e Gaga-s, filloi të shfaqet në internet të shtunën.

“Zoti në qiell, pse?”,-tha 27-vjeçarja duke fajësuar hakerat për rrjedhje. Megjithatë kënga është vlerësuar nga kritikët. Lady Gaga pritet të japë performancën e parë në MTV Awards më 25 gusht. Albumi i saj i tretë, ARTPOP, do të lançohet në muajin nëntor.

Lajme të ngjashme

Back to top button