Arratisen tre të burgosur nga burgu i Idrizovës

Tre të burgosur, të cilët kanë shfrytëzuar lejen e fundjavës, nuk janë kthyer të dielën në mbrëmje në qelitë e burgut të Idrizovës.

Autoritetet e burgut kanë raportuar se njëri prej tyre është Suad Jusufi, i dënuar për vrasjen e  dy personave në vitin 2006. 

Ato ndërkaq nuk bëjnë të ditur identitetin e dy të ikurve të tjerë, por theksojnë se njëri prej tyre është dënuar me 15 vjet, burg, 9 prej të cilëve i ka mbajtur, kurse tjetri, është i dënuar me një vjet burg, ndërsa në qelitë e këtij burgu qëndronte për shtatë muaj. 

Përndryshe, të arratisuri Jusufi, Gjykata i kishte shqiptuar dënimin e përjetshëm në vitin 2006, duke e shpallur fajtor, atë dhe Nehat Sulejmanin, për vrasjen e   Branko Ivanovskit dhe Lupço Atanasovskit.

Dënimi drakonik ndaj tyre është kundërshtuar nga familjet, të cilët procesin gjyqësor e kishin konsideruar të montuar, ndërsa qytetarët shqiptarë, së bashku me familjaret e të dënuarve protestua para gjykatës.

Autoritet e burgut kanë theksuar se tanimë është shpallur urdhër arresti për të arratisurit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button