MBP: Nuk ka rast të paraqitur për shpërdorim detyre nga Bina

Ministria e Punëve të Brendshme mohon lajmin për Portalb se MPB është në kërkim të drejtorit të Mjekësisë së Punës, Drejtim Bina – kuadër i BDI-së i cili, sipas burimeve jozyrtare për portalin Shenja, ka bërë shpërdorim të detyrës zyrtare duke marrë me vete një sasi të madhe të parave.

“Te ne, deri në këto momente nuk është paraqitur ndonjë rast i këtilll dhe policia nuk është në kërkim të ndonjë personi me këtë emër”, deklaroi zëdhënësja e MPB-së Marija Jakovlevska.

Nga Instituti edhe pse disa herë të kontaktuar ata në mënyrë arrogante e mbyllin telefonin dhe refuzojnë te prononcohen.

Reagon drejtori Bina: Nuk kam vjedhë para

Lajmin se Drejtori i Mjekësisë së Punë Drejtim Bina është zhdukur duke i vjedhur paratë e ka mohuar edhe vet Bina.

Ja reagimi i plot i drejtorit.

“Drejtuar Portalit Shenja; Përgënjeshtrim. Hedh poshtë me ashpërsinë më të madhe shpifjet e paskrupullta të medias suaj, për gjoja shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe zhdukjen time, siç pretendoni ju, me paratë e punëtorëve.

Këto raportime tendencioze, bazohen tërësisht në të pavërteta dhe shpifje monstruoze, me qëllim denigrimin e personalitetit tim dhe dëmtimin e imazhit të institucionit që drejtoj.

Për hir të së vërtetës dhe për hir të informimit të drejtë të opinionit, unë nuk jam “zhdukur” e as nuk kam bërë “shpërdorim të detyrës zyrtare”, dhe ndryshe nga ju, nuk kam asnjë informacion se jam shpallur në kërkim nga ndonjë institucion.

Për këtë denigrim ndaj meje, ju bëj me dije se do të parashtroj pranë gjykatës përkatëse padi për shpifje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button