Drejtori i BDI-së vjedh paratë e punëtorëve dhe ikë?!

Prej disa ditësh është “zhdukur” drejtori i Mjekësisë së Punës, Drejtim Bina – kuadër i BDI-së. Ai, sipas burimeve jozyrtare, dyshohet se ka bërë shpërdorim të detyrës zyrtare duke marrë me vete një sasi të madhe të parave, shkruan portali SHENJA.

Burimet e njëjta, thanë për portalin SHENJA, se Bina si drejtor i Mjekësisë së Punës, nuk u ka dhënë pagat punëtoreve me kontratë. Për momentin, gjithmonë duke iu referuar burimeve jozyrtare, shteti ia ka bllokuar llogarinë bankare, telefonat dhe veturat.

Bina është “humbur” diku dhe tashmë kërkohet edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lidhur me rastin në fjalë, SHENJA kërkoi edhe prononcimin e Ministrisë së Brendshme, por nga ky dikaster thanë se gjatë ditës do të japin informacione për rastin.

Ndërkohë, rasti në fjalë prej disa ditësh është duke u fshehur nga zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button