Abortuan shtatë vajzat që ngelën shtatzënë gjatë ekskursionit

Shtatë nxënëse të klasës së 7 dhe 8 nga një shkollë fillore në Bosnje kanë ngelur shtatzëne gjatë një ekskursioni pesëditor, dhe pasi u kthyen në shtëpi të gjitha vajzat vendosën të abortojnë.

Disa janë vetëm 13 vjeçe, e disa të tjera jo më shumë se 15.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë, ku 28 vajza të një shkolle në Banja Llukë ishin ardhur për vizitë pesëditore në Sarajevë.

Këtë për mediat serbe e ka bërë me dije, Nenad Babiçi, koordinator Kombëtarë për shëndetin riprodhues në Serbi

“Aborti ishte i patjetërsueshëm për të mbrojtur shëndetin e vajzave. Nga ndërprerja e shtatzënisë vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thotë Babiq.

Babiçi, ka akuzuar prindërit për mos edukimin e fëmijëve ashtu siç duhet, ndërsa në anën tjetër prindërit po akuzojnë mësuesit për mosmbikqyrje të mirë ndaj nxënësve.

Senad Mehmedbasic, një gjinekolog i Sarajevës, ka thënë për mediat se numri i shtatzënive të hershme është në rritje dhe se kjo është shqetësuese edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas tij, janë institutet arsimore dhe prindërit ata që duhet të luajnë një rol më të fuqishëm në sigurimin e arsimit efektiv për seksin.

“Është e qartë se fëmijët nuk kanë njohuri të mjaftueshme të edukimit shëndetësor në mënyrë që ata të angazhohen në aktivitete të tilla, duke mos i ditur pasojat. Ne duhet t’u mësojmë atyre direkt përmes sistemit arsimor për çështjet seksuale dhe se nuk duhet lejojmë që fëmijët të mësojnë në rrugë për këtë gjë”, ka thënë Mehmedbasic.

Lajme të ngjashme

Back to top button