Shkup, “E hëna e zezë” nuk është ‘zbardhur’ as pas dy viteve

Dy vjet pas dëbimit të deputetëve opozitarë nga salla e Parlamentit të Maqedonisë, klima politike ka mbetur po në atë nivel. Kërcënime për “bomba” që mund ta fundosnin shtetin, procese gjyqësore ku përfshihen liderët më të lartë politikë të vendit, bojkot të institucioneve e thirrje për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Më 24 dhjetor të vitit 2012 policia ndërhyri për të dëbuar deputetët opozitarë që kundërshtonin miratimin e buxhetit. U dëbuan edhe gazetarët që po raportonin për ngjarjen.

Ngjarja u gjuajt e “hëna e zezë” sepse shënoi fillimin e një odisejade të gjatë që e prishi shumë imazhin e vendit. Përpjekjet pë ta zgjidhur situatën filluan menjëherë pas ngjarjes. Ish-komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule organizoi një ndërmjëtsim ndërkombëtar që rezultoi me arritjen e marrëveshjes së 1 Marsit, e cila parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në fakt, zgjedhjet u mbajtën por nuk sollën zgjidhjen e ngërçit që u krijua më 24 dhjetor. Përkundrazi, deputetët opozitarë të LSDM-së nuk pranuam mandatet për shkak se akuzojnë partitë në pushtet se ushtruan presione dhe manipuluan zgjedhjet.

Edhe gazetarët kanë vazhduar betejën  tyre, duke paralajmëruar se dosjen e 24 Dhjetorit do ta dërgojnë në Strasburg, për shkak se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e kishte cilësuar të ligjshme largimin e gazetarëve nga objekti i Kubendit, për arsye të sigurisë.

24 Dhjetori u piketua si “vrimë e zezë” në raportet ndërkobëtare për situatën politike dhe të drejtat civile në Republikën e Maqedonisë. Edhe sot, Parlamenti mbbtet pa opozitën e cila vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ndërsa pushtetarët e kundërshtojnë këtë duke i bërë thirrje deputetëve opozitarë që të kthehen “për hir të stabilitetit të shtetit” /Shenja

Lajme të ngjashme

Back to top button