Mandatet e opozitës si serialet turke

Seanca për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës duheshe të mbahet qysh në muajin maj kur u dorëzuan dorëheqjet, komentojnë nga LSDM pasi Kuvendi për të premten ka caktuar seancën me këtë pik në rend dite. Zëdhënësi i opozitës Petre Shillegov thotë se qeveria ka ngecur në labirintin juridik dhe se për LSDM-në kjo histori ka përfunduar prej kur janë dorëzuar mandate.

Veljanovski sipas LSDM-së aspak nuk ka nevojë të caktojë seancë të re, as komision të posaçëm as të bëhet votimi në Kuvend. Ai vetëm duhet ta vazhdojë seancën e muajit maj dhe ti konstatojë dorëheqjet, deklaroi Shillegov.

Nëse të premten ndodh që mandatet të ju merren, atëherë sipas Kodit zgjedhor, Komisioni Shtetëror Zgjedhor e informon kandidatin e radhës nga lista zgjedhore dhe në afat prej 8 ditëve ai duhet ta pranojë mandatin ose në të kundërtën informohet kandidati i radhës në listë.

Edhe përkundër kësaj rregullore profesori Osman Kadriu thotë se bëhet fjalë për nëj rast specifik.

“Nëse kemi parasysh fakti se ato me të gjitha gjasat nuk do ti pranojnë mandatet, mund ta parashikojmë rezultatin. Mund vetëm të presim humbje kohe pa pasur rezultate konkrete”, thotë Kadriu.

Lajme të ngjashme

Back to top button