Asani, Rexhallari dhe Mahmuti, sportistët më të mirë të Shkupit

Në organizim të Komunës së Shkupit dhe kryetarit Koce Trajanovski, dje u ndanë çmimet për sportistët më të mirë të vitit në kryeqendrën tonë.

Në shpalljen e më të mirëve, morën pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe këshilltarët, si dhe anëtarët e komisionit për sport dhe të ri, me ç`rast u ndanë çmime për pesë persona për arritje të veçantë në sport, pesë trajner dhe junior më të mirë, si dhe për dhjetë seniorët më të mirë të Shkupit për vitin 2014.

Mes të tjerëve, çmimin për arritje të veçantë në sport, e morri trajneri i mundjes, Nazmi Ali, në mesin e juniorëve më të mirë u nominua mundësi i klubit “18 Gushti”, Behar Mahmuti, ndërsa në mesin e dhjetë seniorëve më të mirë të kryeqendrës për vitin 2014, u gjetën mundësi i klubit të Lirisë, Jasin Rexhallari si dhe futbollisti i Vardarit, Jasir Asani.

Komuna e Shkupit, çdo fundvit i shpall sportistët më të mirë të kryeqendrës, duke u bazuar në rezultatet dhe arritjet individuale dhe ekipore të sportistëve. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button