Edhe Manchester United e dëshiron Bale

Manchester United është vënë pas anësorit të Tottenhamit, Gareth Bale. Manchester United është i gatshëm të rivalizojë Real Madridin në garë për transferimin e yllit të Tottenhamit, Gareth Bale, ka njoftuar e përditshmja britanike ‘The Independent’.

Gjiganti madrilen tashmë një kohë të gjatë është vënë pas reprezentuesit uellsian dhe së fundmi thuhej se mund të paguajë shumë rekorde prej mbi 100 milionë eurosh për transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Palët ende nuk kanë arritur marrëveshje kurse në ndërkohë Manchester United ka ndërhyrë duke shprehur interesim për Balen, i cili duket i vendosur të braktis Tottenhamin para mbylljes së këtij afati kalimtar të verës.

Gjiganti nga ‘Old Trafford’ është nën presion për realizimin e një përforcimi të madh, i domosdoshëm për nismë të suksesshme të epokës së David Moyesit si menaxher, në vend të legjendarit Sir Alex Ferguson.

Lajme të ngjashme

Back to top button