De Biazi e dëshiron Januzajn në kombëtare

Sulmuesi i Manchester United, Adnan Januzaj duket se është talenti i radhës shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi.

Deri tani tekniku italian ka sjellë në kampin kuqezi gati 12 futbollistë shqiptarë nga Kosova, por që aktivizohen me skuadra të ndryshme evropiane.

Por, me shumë gjasa synimet e De Biazit nuk ndalen këtu, pasi siç duket ai i ka vënë syrin 18-vjeçarit të “Djajve të Kuq”, i cili së fundi po tregon një formë të shkëlqyer saqë po përflitet shpesh që ai të jetë në formacionin bazë të Moyes.

Gjatë një konference për mediat të hënën në Tiranë, strategu italian tha se po pret momentin e duhur për ta ftuar Januzajn në ekipin kombëtar, transmeton start.

“Januzaj është një talent i madh dhe do të ketë shumë sukses nëse nuk do të ketë probleme psikologjike. Po presim momentin e duhur për të biseduar me të dhe do ta ftojmë në Kombëtare”, ka thënë De Biasi.

Por pavarësisht kësaj deklarate të De Biazit, kohë më parë mediat shkruanin se në adresë të kosovarit me pasaportë belge është dërguar kërkesë që t’i bashkohet Kombëtares, por zgjedhja e tij nuk ka ardhur ende.

Lajme të ngjashme

Back to top button