Shërbimi i thirrjeve në WhatsApp afër lansimit

I shumëprituri, shërbimi i thirrjeve në WhatsApp duket se është shumë afër lansimit.
Sipas raportimeve të fundit ky shërbim është në fazën e fundit para lansimit për Android.

Spekulohet se shërbimi për thirrje i WhatsAppit do të vijë si aplikacion i ndarë nga ai i shërbimeve me mesazhe. Po ashtu thuhet se aplikacion do të ketë mundësi që të dëgjoni bisedën përsëri.

Shefi i WhatsAppit, Jan Kuom, në tetor kishte konfirmuar se shërbimi i thirrjeve të WhatsAppit ishte duke u përpunuar, por pati thënë se lansimi do të bëhet në pjesën e parë të vitit 2015.

Ai po ashtu kishte treguar se inxhinierët e kompanisë ishin duke provuar që të mundësojnë shërbimin e thirrjeve edhe për rajonet me internet më pak të avancuar, pasi që shumica e përdoruesve të WhatsAppit përdorin rrjetin 2G.

Lajme të ngjashme

Back to top button