Po përforcohet Gostivari

Janë luajtur dy xhiro që nga fillimi i kampionatit të Ligës së Parë, ndërsa anëtari i ri i i kësaj lige, Gostivari që po shijon për herë të parë të garojë në mesin e më të mirëve e ka filluar keq përvojën e re. Dy disfata nga dy ndeshje është bilanci i skuadrës nga Gostivari, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesisë së klubit, duke sjellë dhe tre përforcime të reja.

I pari në mesin e të cilëve u bashku me Gostivarin, është futbollisti Bilall Velija i cili ka luajtur për shumë skuadra të vendit, siq është Shkëndija e Tetovës, por dhe ekipe nga shtetet evropiane si FC PoPa, FC Olimpik Baku, Lov-Ham dhe së fundi ishte në kampionatin shqiptarë, ku luajti me Besën e Kavajës. Me Gostivarin ka nënshkruar kontratat edhe Ilknur Xhaferi i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Dritës nga Bogovina dhe së i fundit që angazhohet te Gostivari është Sedat Shahin.

Por kryesia e KF Gostivari ka paralajmëruar se nuk do të mbetet vetëm me këto emra të futbollit, pasi që në bisedime janë që në klub të sjellin dhe dy futbollist të tjerë, një nga Kroacia dhe një tjetër nga Portugalia me të cilët bisedimet janë duke vazhduar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button