Ligji për policinë, ndryshimet për shkak të dhunës në protesta

MPB kërkon që policia të mund të përdor plumba gome gjatë trazirave më të mëdha sepse për një periudhë të shkurtër janë bërë disa protesta të dhunshme ku janë shkatërruar prona private. Ky është arsyetimi i projekt ndryshimeve të ligjit për polici, pasi teksti ishte publikuar për konsultime në opinion.

“Në raste të caktuara në mënyrë drastike ndryshohet mënyra me të cilën shprehet pakënaqësia, fatkeqësisht jo për të mirë. Gjegjësisht, disa nga protestuesit u bënë relativisht agresiv dhe kishin një numër të madh të policëve të lënduar. Ky ishte alarm i mjaftueshëm që policia të filloj të mendojë në drejtim të ndryshimit të rregullativës ligjore me të cilën edhe policisë maqedonase ashtu si të gjithë policëve në rajon madje edhe Evropë do u mundësohej veprim përkatës dhe efikas në situata të tilla, para se gjithash të parandalohet shkatërrimi, demolimi i pronës shtetërore dhe private”, u shpreh Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Plumbat e gomës janë objekt debati në thuajse të gjitha vendet ku ata përdoren pasi gjatë përdorimit jo të rregullt të tyre mund të shkaktojnë lëndime serioze, madje edhe vdekje. Kotevski siguron se nëpunësit policor kanë pasur trajnime të përshtatshme për përdorim të drejtë të kësaj arme për të mos pasur pasoja të padëshiruara. Por, ndryshimet ligjore hapën edhe dilema tjera. Më saktë, në zgjidhjen e re, për dallim nga e vjetra, lejohet përdorimi edhe i shok bombave dhe automjeteve speciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button