Dëshironi të humbni peshë, matuni

Nuk preferoni të përdorni peshoren? Ju nuk jeni të vetmit, por në qoftë se torturoheni nga mbipesha, mund të jetë më mirë që sa më shpejt të jetë e mundur të miqësoheni me peshoren.

Studimi i fundit tregon se matja e peshës për çdo ditë është vendimtare për humbje peshe. Studimi, i cili u botua në revistën “Plos One”, i udhëhequr nga shkencëtarja, Elina Helander dhe kolegët e saj nga universiteti i teknologjisë në Finlandë, zbuloi se njerëzit që në baza ditore kanë përdorur peshoren, në mënyrë më të suksesshme kanë humbur peshë, sesa ata që e kanë bërë këtë gjë një herë në muaj.

Por kjo nuk është hera e parë që hulumtimet sugjerojnë se për një trup vital, është mirë që për çdo ditë të matemi. Pasi të zgjoheni, qëndroni mbi peshore dhe atë bëjeni për çdo ditë, këshillojnë ekspertët. Shkencëtarët nga universiteti i Minesotës kryen një studim duke përfshirë 1.800 të anketuar dhe erdhën në një përfundim se njerëzit që kanë përdorur peshoren për çdo ditë, kanë humbur rreth 5.5 kg gjatë një periudhe prej dy vitesh, ndërsa ata që kishin peshuar vetën e tyre një herë në javë, kanë humbur dy herë më pak peshë. Përfundimi është i qartë, në qoftë se një objektivat e Vitit të Ri përfshinë luftën me peshën e tepërt, filloni të shoqëroheni me peshoren.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button