MKO 12 vite pas: rekord shkeljesh të afateve pa presedan!

Sot mbushen 12 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare maqedonase. 

Ekspertët e çështjeve politike dhe profesorët universitar vazhdojnë të kritikojnë për ngecje ne afate dhe mos implementimin e tërësishëm të saj.

Profesori universitar Mersel Bilalli, thotë se Marrëveshja Kornizë e Ohrit (MKO), ka thyer rekorde të shkeljes së afateve, ndërsa nuk ka arritur as qëllimin e saj kryesor, të formojë shtet të barabartë për gjitha bashkësitë.

‘Po nëse bëjmë një krahasim real edhe marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare janë implementuar mesatarisht për pesë vite, pra Marrëveshja e Ohrit është  një rekord pa presedan dhe në disa segmente kemi ngecje serioze’ tha Bilalli.


Në aspektin normativ kemi përparim por në aspektin e implementimit praktik në shumë segmente kemi ngecje madje në sfera të caktuara kemi fazën fillestare të implementimit.

‘Në aspekt politik duhet të pushojmë me retorikën e eksploatimit të MKO dhe duhet të favorizojmë idenë tjetër të ndryshimeve kushtetuese dhe të aspirimit për një kushtetutë të re e cila do të ndërtonte mekanizma të reja funskionale. Fundja Marrëveshja e Ohrit nuk arriti pra qëllimin kryesor të saj që të ndërtoj shtet të qytetarëve të barabartë dhe të eliminon ndikimin partiak në shumë sfera të ndryshme. Për kundrazi pra aspekti partiak është dominant i përzier me aspektin etnik’ u shpreh Bilalli.


Analisti, Rizvan Sulejmani thotë se qëllimi i MKO ishte krijimi i një shoqërie harmonike dhe demokratike me ardhmëri të sigurt. Ndërsa partitë politike të mos e marrin për bazë vetëm përfaqëismin e shqiptarëve në administratë, por të vendosin kuadro të merituar.

‘Nëse vlerësohet se harmonizojmë marrëdhëniet ndër etnike, arrihet me shpërndarje më të mirë të buxhetit atëherë detyrimisht duhet të punohet që kjo shpërndarje e pasurisë së shtetit të jetë më adekuate. Nëse vlerësohet se gjuha shqipe është në funksionim të krijimit të stabilitetit të marrëdhënieve harmonike në shtet atëherë ajo duhet të bëhet gjuhë e dytë zyrtare dhe nuk është kundër principeve të MKO’ tha Sulejmani.


Ai gjithashtu ceku decentralizimin dhe institucionet shtetërorë të cilat janë më shumë të politizuara se sa të përfaqësuara në mënyrë kompetente.

‘Normalisht që është edhe segmenti tjetër që është edhe më i eksploatuar dhe fatkeqësisht është i vetmi indikator dhe njëhsi matëse me të cilën matet implementimi i MKO ajo është pjesëmarrja e shqiptarëve dhe komuniteteve në institucione shtetërore. Por ama nuk duhet të jetë ajo i vetmi indikator, zakonisht partitë politike kur i referohen MKO i referohen përfaqësimit përqindjes së shqiptarëve në institucione shtetërore sepse ajo është lehtë e matur dhe e dukshme por  ama duhet të punohet në ngritjen e kualitetit të njerëzve të cilët do të inkuadrohen nëpër institucionet shtetërore’ përfundon Sulejmani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button