Analizë: Ivanovi në Kuvendin e RM-së: Çka tha, çka nuk tha dhe pse?

 

Fjalimi i Kryetarit duhet të analizohet nga ana e mediave. Detajisht dhe në shumë nivele. Ai nuk është lajm me interes të njëhershëm. por burim i njohurive për lëvizjet thelbësore në shoqëri dhe për funksionimin e institucioneve demokratike.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

 

Мediat raportuan për fjalimin e Kryetarit të shtetit të mbajtur para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Fjalimi i Kryetarit të shtetit para Kuvendit ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe e paraqet njërin nga reperët për funksionimin  e sistemit demokratik, i cili në vete e përmban parimin “checks and balances” (kontrolli i ndërsjellë i shtyllave të veçanta të pushtetit).

Një pjesë e mediave informuan për pikëpamjet e ndryshme të partive (Pаrtitë për fjalimin e Kryetarit, Мilloshoski: Kryetari Ivanov paraqitet si burrështetas i vërtetë). Një pjesë e mediave bënë një pasqyrë të pikave të veçanta nga fjalimi i Kryetarit (Dialogu të jetë fjala kyçe në vitin 2015, Ivanovi: Para 7 muajsh i ftova liderët politikë në bisedë, nuk u përgjigjën), ndërsa një pjesë e mediave vëmendje të veçantë i kushtuan mungesës së opozitës, një pjese të partive në pushtet dhe një pjese të bashkësive fetare (BDI-ja bojkotoi, për VMRO-DPMNE-në Ivanovi është politikan stabil). Një numër i vogël i mediave u ndalën vetëm te pjesët e fjalimit që kishin të bëjnë, para së gjithash, me opozitën (Ivanovi: Manipulimi politik e shtrembëron fotografinë e vërtetë të bashkëjetesës, Ivanovi: Sjellje shumë e papërgjegjshme politike është refuzimi i bisedës për interesat e vendit). “Radio Evropa e Lirë” është njëra nga mediat e rralla që përpiqen të bëjnë një përmbledhje të fjalimit të Kryetarit dhe ta japin një pasqyrë të shkurtër të mendimeve kundërshtuese për fjalimin e Kryetarit.

“Në fjalimin vjetor, Kryetari Gjorgje Ivanov foli për deputetët opozitarë, për BE-në dhe NATO-n, e me këtë edhe për Athinën, e pastaj edhe për gjendjet aktuale në arsim, media, gjyqësi.”

 

KU JANË ÇËSHTJET E SIGURISË?

Sipas Kushtetutë së Republikës së Maqedonisë, Kryetari i shtetit ka për detyrë ta njoftojë Kuvendin për çështje që janë në kompetencë të tij së paku një herë në vit. Ky njoftim nuk është vetëm dorëzim klasik i raportit (për shkak se Kryetari i shtetit nuk është organ i Kuvendit), mirëpo ka karakteristika të raportit për shkak se Kuvendi ka mundës ta marrë në përgjegjësi Kryetarin dhe të kërkojë përgjegjës prej tij para Gjykatës Kushtetuese.

Kjo do të thoë se në fjalimin e tij Kryetari duhet ta njoftojë publikon (nëpërmjet fjalimit në Kuvend), për atë se çka ka bërë, pse e ka bërë, si e ka bërë, në përputhje me kompetencat që i ka sipas Kushtetutës.

Në këtë kuptim, mediat duhet të interesohen, së pari, pse në fjalimin e tij Kryetari i shtetit nuk u ndal në çështjet e siguris (që paraqesin kompetencë të tij të drejtpërdrejtë dhe më të madhe). Në fakt, në fjalimin e tij Kryetari nuk përmendi asnjë kërcënim konkret të sigurisë me të cilin është ballafaquar Maqedonia gjatë periudhës së kaluar, nuk dha vlerësim të situatës së sigurisë në Maqedoni dhe nuk i analizoi rezultatet konkrete nga masat e ndërmarra. Edhe më interesant është fakti se Kryetarti me asnjë fjalë nuk e përmend sigurinë njerëzore (si aspekt i veçantë i sigurisë së një vendi), e as ndikimin mbi sigurinë e shtetit të pakënaqësisë së shtuar të qytetarëve që manifestohet nëpërmjet demonstratave me mijëra njerëz.

Një analizë interesante mediatike mund të bëhet për përpjekjen e Kryetarit që ta anashkalojë rolin e tij si kontrollues i dy shtyllave të tjera të qeverisjes demokratike.

Kryetari ka ndikim mbi sistemin gjyqësor (me atë që propozon dy anëtarë të Këshillit gjyqësor dhe dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë). Kjo nënkupton se ka nevojë për raport të veçantë të Kryetarit për mënyrën e punës së gjyqësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese dhe për ndikimin e tij në rezultatet e arritura, gjegjësisht për trendet negative të identifikuara në raportet për Maqedoninë. Ndikimi i Kryetarit mbi sistemin gjyqësor është i përforcuar edhe me të drejtën për të amnestuar. Mediat duhet të interesohen kush dhe për çka është amnestuar në periudhën e kaluar dhe pse Kryetari  nuk e përmend këtë kompetencë të tijën në raportimin vjetor para Kuvendit/qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

 

MUNGESA E NDJESISË PËR PËRGJEGJËSINË PERSONALE

Kryteari ka mundësi të ndikojë edhe mbi pushtetin legjislativ. E drejta kushtetuese që të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e një ligji paraqet armë të fuqishme në duart e Kryetarit që ta trajtojë problemin e procedurës joadekuate gjatë miratimit të ligjeve dhe keqpërdorimit të procedurës së shkurtuar, e cila e pamundëson pjesëmarrjen e qytetarëve. Mediat duhet të interesohen për atë se pse Kryetari në raportimin e tij para Kuvendit nuk jep llogari për atë se si e ka shfrytëzuar kët vegël të funksionit të tij.

Mediat vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojnë edhe asaj se a e përmend Kryetari i shtetit përgjegjësinë e tij. Në fakt, domethënia e raportimit të gjithëmbarshëm para Kuvendit është e lidhur pikërisht me përgjegjësinë e Kryetarit para qytetarëve. Jashtëzakonisht me rëndësi për mediat është ta analizojnë mungesën e ndjesisë së Kryetarit të shtetit për përgjegjësinë e tij për ngjarjet dhe gjendje konkrete në vend.

Fjalimi i Kryetarit duhet të analizohet nga ana e mediave. Detajisht dhe në shumë nivele. Ai nuk është lajm me interes të njëhershëm. por burim i njohurive për lëvizjet thelbësore në shoqëri dhe për funksionimin e institucioneve demokratike. Mediat, qytetarëve duhet t’u ofrojnë sqarime, interpretime dhe vlerësime të fjalimit të Kryetarit. Dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë fjalim për të parashtruar pyetje të drejtpërdrejta deri te Kryetari për gjërat që i ka thënë dhe që nuk i ka thënë.

Lajme të ngjashme

Back to top button