Projektohet në 383 milion denarë buxheti i komunës së Sarajit për vitin 2015

Këshilli i komunës së Sarajit mbajti seancën e fundit  për vitin 2014, ku miratoi buxhetin për vitin 2015. Propozim-buxheti u  mbështet nga të gjithë Këshilltarët Komunal, pa dallim përkatësisë politike. Sipas, parashikimeve për buxhetin e vitit 2015, ky buxhet do të jetë progresiv dhe zhvillimorë. Planifikimet buxhetore do të realizohen nga të hyrat. Buxheti I përgjithshëm do të peshojë 383 milion denarë, nga kjo vlerë e përgjithshme për investime infrastrukturore janë paraparë rreth 80 milion denarë, 30 milion denarë janë ndarë për ndërtimin e Sheshit të Flamurit në Saraj dhe objektin e ri të komunës së Sarajit, për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave janë ndarë 38 milion denarë dhe për rikonstruim dhe ndërtim e rrjeteve të kanalizimit 13 milion denarë. Mjete gjithë ashtu janë paraparë për mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimit, ujësjellësit, ndriçimit publik dhe planifikimi hapësinorë.

Me këtë buxhet do të realizojmë programin dhe projektet e premtuara në komunën e Sarajit. Projektet janë të shkruara dhe ato qytetarët do t’i prekin dhe do t’i shijojnë vitin e ardhshëm.

Në mënyrë të detajuar u arsyetuan edhe struktura e të hyrave tatimore, struktura e  taksave komunale që do të jenë të hyra në vitin 2015 dhe që nuk kanë qenë të hyra në buxhetet paraprake. U sqaruan dhe programet e parapara në buxhetin, strukturën e të dalave, ndërsa u arsyetua edhe struktura e investimeve kapitale për vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button