Berisha, 600 mijë miq në faqen zyrtare në “Facebook”

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka mbledhur 600 mijë miq në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Përmes një postimi, Berisha ka falenderuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social, duke shprehur mirënjohje dhe krenari për secilin prej tyre.

“Urime!!! Sot jemi 600 mijë miq në rrjetin tonë social të FB!!! Të dashur miq, pak çaste me parë, me ne në rrjetin tonë social u bashkua fansi i 600 mijtë. Le ti urojmë atij mirëseardhje të përzemërt. Por unë dua me këtë rast të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë time të madhe me secilin prej jush. Ju në një hark kohor të shkurtër, me përkushtimin, pasionin fisnik të komunikimit, entuziazmin tuaj, shndërruat, sipas statistikave të FB, rrjetin tonë social në rrjetin (në proporcion) me rritjen më të shpejtë, më të madhe, më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB. Miqtë tanë janë shqiptar por dhe jo shqiptar. Ata janë nga mbi 50 vende të botes ndaj dhe miqtë e miqve tanë që ndjekin rrjetin tonë janë sot mbi 23 milion në mbarë botën. Krenar me rrjetin tonë social qe ka për Nord vetëm të vërtetën. Përqafime të gjithëve!”- shkruan Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button