Filmi i ri afron më shumë çiftin Jolie-Pitt

Aktorja e famshme, Angelina Jolie thotë se filmi “By the Sea” e ka afruar edhe më shumë me burrin e saj, Brad Pitt. “Duke ndarë diçka në mënyrë artistike, është diçka e domosdoshme për çiftet e artistëve. Nuk kam menduar se do të ishte kaq e mirë për ne”, ka deklaruar 39-vjeçarja për New York Daily News.

Po ashtu, Jolie është shprehur se nuk e kishte të vështirë të realizonte skenat seksi me burrin e saj. “By the Sea”, që pritet të lancohet vitin e ardhshëm dhe është film që si tematikë ka krizën në martesë dhe është bashkëpunimi i parë i çiftit që prej “Mr. And Mrs.Smith”./BW

Lajme të ngjashme

Back to top button