Dhjetë nga punët më të çuditshme në botë

Çfarë bën njeriu për të nxjerrë bukën e gojës? Kjo është një pyetje që e bëjnë shumë njerëz, dhe disa të tjerë u përgjigjen me veprimet e tyre.

Imagjinata e disave për të fituar para, është e pashtershme. Do të bindeni për këtë kur të mësoni punët më të çuditshme në mbarë botën, të cilat duhet të jenë edhe fitimprurëse, përndryshe nuk do të ekzistonin apo mbijetonin.

Megjithatë, të vesh në punë imagjinatën, deri në atë pikë sa të mbledhësh mjalt nëpër gremina, të vajtosh me pagesë ose të ndihmosh të tjerët për tu shpëtuar gjobave në rrugë, është vërtetë e çuditshme.

Lexoni dhe do ta kuptoni …

Për një vend në radhë

Rradhët me të cilat përballemi në shërbimet publike në Shqipëri nuk janë asgjë në krahasim me ato që krijohen në Poloni, dhe jo vetëm për pranimin e dokumenteve apo pagesën e faturave, por për çdo gjë. Polakët duhet të presin me durim dhe me orë të tëra në radhë, në spitale, në treg, në dyqane, kudo … Për këtë arsye kanë gjetur një zgjidhje. Disa persona qëndrojnë në radhë, në emër të dikujt tjetër, dhe për këtë shërbim paguhen.

Pasagjer me qera

Të marësh taksi i vetëm nuk aplikohet në Xhakarta të Indonezisë. Në qarkullimin e makinave ka kufizime për sa u përket pasagjerëve. Dhe në qoftë se mendoni se kjo bëhet  për të shmangur mbipopullimin … gaboheni. Përkundrazi. Kështu shoferët janë të detyruar të punësojnë një ose më shumë “Joki” – Pasagjer me pagesë -, për vendet e pasagjerëve, për të përmbushur kushtin e tre pasagjerëve në çdo automjet!

Bletarët – alpinistë

 

Bletët në Nepal nuk janë “të buta”. Kjo do të thotë se ato nuk mbahen dhe nuk lëvizin mbi tokë. Duke qenë kaq të egra, ato jetojnë dhe i ngrejnë kosheret e tyre në shkëmbinj  të pjerrët dhe të lartë, duke bërë që mbledhja e mjaltit të jetë shumë e vështirë. Për këtë arsye janë bletarët-alpinistë, ata të cilët janë të detyruar të varen të lidhur me litar dhe shkallë bambuje për të mbledhur mjaltin.

Makina … ndjek udhëzuesin

Në qoftë se jeni në Kinë dhe doni të lëvizni sa më shpejt, harrojeni se mund ta bëni këtë me taksi. Në disa qytete, trafiku është me të vërtetë i padurueshëm. Por edhe për këtë ka një zgjidhje. Një profesion inovativ dhe me shumë imagjinatë. Njerëzit marrin me qera një motoçiklist për të shkuar sa më shpejt në punën e tyre. Por, për arsye se më vonë mund tu nevojitet dhe makina, atëhërë një person tjetër ua çon atë në destinacionin që e duan.

Sa më shumë para, aq më shumë të qara

Funerali është diçka … unike në Indi. E veçantë është edhe mënyra se si mbajnë zi familjarët. Për të qenë më të saktë, duhet të theksojmë se për disa shtresa shoqërore në Indi, nuk është e përshtatshme që të shfaqin hapur ndjenjat e tyre. Në pamundësi për të shpërthyer në të qara dhe vajtime, të afërmit e të ndjerit shpesh “punësojnë” vajtuese profesioniste, të cilat qajnë në mënyrë aq profesionale se duket sikur dhimbja u del nga shpirti. Dhe sigurisht, sa më i madh është hidhërimi, aq më mirë paguhen.

Mbuluesit e targave

Kaosi që mbizotëron në trafikun e Teheranit, ka bërë që autoritetet të vendosin rregullin e targave tek dhe çift. (d.m.th. në ditët tek të javës lejohen të qarkullojnë makinat targat e cilave mbarojnë me numra tek, dhe e kundërta). Njëkohësisht nëpër rrugë janë vendosur edhe kamera, për të parë të gjithë ata shoferë të cilët i thyejnë këto rregulla. Për këtë arsye, ka persona të cilët kryejnë profesionin e “mbuluesit të targave”. Shoferët paguajnë këmbësorë që të ecin ngjitur me makinat e tyre në zonat me kamera, duke qëndruar në pjesën e mbrapme të makinës, aty ku ndodhet targa, dhe duke e mbuluar atë që mos ta rregjistrojë kamera dhe ti shpëtojnë gjobave. Dhe sigurisht që kjo metodë ka rezultat, pasi në këto zona ka aq shumë trafik, sa makinat ecin me shpejtësinë e breshkës.

Zebrat … police trafiku

Zebrat police do ti gjeni në kryqëzimet e rrugëve në Bolivi. Në këtë vend nuk ekzistojnë vetëm “vijat e bardha të këmbësorëve”, por edhe njerëz të veshur si zebra, të cilët detyrojnë zbatimin e ligjeve të trafikut, tek shoferët e padisiplinuar. Çfarë do të thotë kjo? Nëse një automjet shkel tek vijat e bardha, në kohën që të drejtën e kanë këmbësorët, atëherë zebrat police e rrethojnë ata, i hidhen mbi makinë dhe e paralajmërojnë përpara gjithë të tjerëve.

Mjekë në “ajër”

Ekziston një vend në botë ku ka “fluturues”. Ky vend është Australia. Për arsye se shumë qytete janë qindra kilometra larg nga njëri-tjetri, dhe shumë ferma dhe banorët e tyre shtrihen në zona të izoluara, janë krijuar Ambulanca dhe mjek “me krahë”. Kjo do të thotë që mjekët dhe ambulancat mbulojnë dhe kontrollojnë distanca të mëdha me aeroplanë.

Shpërndarësit e ushqimit shtëpiak

Varfëria është shumë e përhapur në Indi dhe punonjësit nuk janë në gjendje të përballojnë ngrënien e ushqimit nga jashtë. Kjo është arsyeja, që çdo mesditë, secili grua i dërgon burrit të saj të ushqimin që ka përgatitur vetë në shtëpi, duke përdorur “Dabbawalat”. Këta janë shpërndarës të veçantë që transportojnë ushqimin e gatuar në enë alumini me motorrë, karroca, dhe madje edhe me trena. Në pasdite, ata kthejnë përsëri enët bosh të aluminit, në çdo shtëpi. Vetëm në Mumbai shpërndahen çdo ditë 400,000 vakte ushqimi.

“Paketuesit” e fëmijëve

Në disa zona të Vietnamit, ujrat e lumenjëve janë shumë të rrëmbyeshëm, me pasojë që shumë fshatra të jenë të izoluar. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollat e tyre gjatë periudhës së përmbytjeve. Për këtë arsye, prindërit punësojnë persona të veçantë që të kalojnë fëmijët nga njëra anë e lumit në anën tjetër, me një mënyrë origjinale. Ata i fusin fëmijët në një qese të madhe plastike, të papërshkueshme nga uji dhe…gati pakoja./Oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button