Formacioni që pritet të shkëlqejë në Premier League

Teksa kanë mbetur më pak se një javë nga fillimi i sezonit të ri në Premier League, do të mundohemi të parashikojmë 11 lojtarët që mund të shkëlqejnë në sezonin e ri në Kampionatin Anglez.

PORTIER

Simon Mignolet (Liverpool)

Mignolet ishte njëri ndër portierët më të mirë në sezonin e kaluar, dhe për këtë arsye Liverpooli e transferoi atë gjatë kësaj vere për një shumë prej 9 milionë funte. Ai pritet të ketë një formë të jashtëzakonshme në sezonin e ri.

MBROJTËS

Rafael (Manchester United)

Më në fund ky lojtar është duke u bërë zbulimi i Ferguson pasi në cdo sezon vetëm sa ka rritur performancat e tij. Ai tashmë është bërë një mbrojtës kalibri botëror dhe pritet të ketë një sezon shumë të mirë nën drejtimin e David Moyes.

David Luiz (Chelsea)

Barcelona është duke e kërkuar lojtarin me ngulm, mirëpo nga deklarata e Mourinhos kuptojmë që ai nuk është në shitje. Braziliani pritet të jetë lojtari kyc i bluve gjatë sezonit të ri.

Vincent Kompany (Man.City)

Kapiteni i Cityt është lojtari më i mirë në vendlindjen e tij. Ai është si një mur mbrojtës, dhe pothuajse i pakalueshëm. Ne jemi të bindur se ai do të ketë një sezon impresiv me Ishullorët këtë sezon.

Nacho Monreal (Arsenal)

Ndoshta Nacho është befasia e kësaj liste, por qetësia e tij dhe mencuria na bëjnë që të ndryshojmë mendje. Spanjolli pritet të kombinohet në mënyrë perfekte me futbollin e Ëengerit, dhe pritet të ketë performance impresionuese në sezonin e ardhshëm.

MESFUSHOR

Sandro (Tottenham)

Tottenhamit u mungoi shumë braziliani në sezonin e kaluar, por këtë sezon ai pritet të formojë një partneritet të shkëlqyer në mesfushë me Paulinhon dhe Etienne Capoue. Ai tashmë në mënyrë finale është duke e përmbushur fitnesin e tij dhe pritet të jetë kyc në sezonin e ri,

Yaya Toure (Man.City)

Yaya Toure shpesh herë ka qenë lojtari kryesor i Ishullorëve. Ai ka një fizik të shkëlqyer dhe pothuajse i pakalueshëm në mesfushë. Ai shpesh ka ditur të shënojë gola vendimtare për skuadrën e tij, teksa tani në partneritet me Fernandinhon pritet të shkëlqyej.

Santi Cazorla (Arsenal)

Cazorla ishte absolutisht fantastik në sezonin e fundit për Arsenalin. Ai ishte një transfer mjaftë i qëlluar i trajnerit të Arsenalit, duke pasur një rol kyc në skuadrën e tij. Me driblimet dhe pasimet e tij, ai ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë skuadër. Me një transferim të mundshëm të Luis Suarez, spanjolli mund të shkëlqente në sezonin e ri.

Philippe Coutinho (Liverpool)

Padyshim që Liverpooli ka bërë një blerje të qëlluar. Talenti Brazilian cdo ndeshje e më shumë shtë duke e treguar vetën e tij dhe ngadalë dalë pritet të bëhet lojtari kryesor i The Reds. Ai pritet të bëhet vrasës në sezonin e ri, duke e marrë të gjithë barën mbi shpinën e tij.

Eden Hazard (Chelsea)

Natyrisht që në vend të Eden Hazard duhet të jetë Gareth Bale, mirëpo nuk e kemi futur në listë për shkak të mundësive të tij të transferimit te Real Madridi. Hazard e vërtetoi shumë mirë cmimin e tij falë performancës perfekte që pati në sezonin e kaluar me Blutë, teksa nën drejtimin e Jose Mourinhos ai pritet të rritet si lojtar.

SULMUES

Van Persie (Manchester United)

Për klasin që ka Holandezi, nuk ka shumë se cfarë të shtohet. Suarez është i dënuar dhe nuk do luajë në gjashtë ndeshjet e para, duke mos i bërë kështu konkurrencë të madhe holandezit, i cili pritet të shpërthejë në këtë sezon.

Formacioni 4-2-3-1

Mignolet
Rafael – Luiz – Kompany – Nacho
Sandro – Yaya
Cazorla – Coutinho – Hazard
Van Persie

Çka mendoni për këtë listë? Cilin do e shtonit këtu? Shprehuni në hapësirën për komente…

Lajme të ngjashme

Back to top button