Të premten seanca për marrjen e mandateve të opozitës

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanovski për të premten ka caktuar seancën për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës.

Sipas njoftimit të Parlamentit, Veljanovski për të premten ora 14.00, ka caktuar seancën ku në rend dite si pikë e vetme do të jetë propozimi për mandatet e deputetëve të opozitës. Komisioni parlamentar për imunitet dhe çështje  të rregullores paraprakisht ka konstatuar se 31 deputetët e opozitës kanë munguar pa arsye për gjashtë muaj në seancat parlamentare.

Por vendimi i opozitës ka qenë politik sa i përket bojkotit të Parlamentit. Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM nuk njeh zgjedhjet e fundit parlamentare të fund prillit të këtij viti dhe se nuk qenë edhe maxhorancën aktuale, duke hequr dorë edhe nga mandatet e deputetëve.

Por, tanimë maxhoranca e përbërë nga 82 deputetët e VMRO-DPMNE dhe BDI duhet të sigurojnë 82 vota të deputetëve për të votuar për propozimin për marrjen e mandateteve. Në rast të marrjes së këtyre mandateve, Parlamenti duhet të shpallë zgjedhje të pjesërishme për këto mandate të opozitës, apo vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button