Nga viti i ardhshëm shtrenjtimi i cigareve për 3 denarë

Nga viti i ardhshëm sërish do të ketë shtrenjtim të cigareve në Maqedoni. Sipas vendimit qeveritar për rritjen graduale të çmimit të cigareve, nga korriku i 2015, cigaret dhe prodhimet e tjera të duhanit do të shtrenjtohen për 3 denarë për pako cigaresh.

Kjo rritje parashikohet të jetë deri në korrik 2016, kur sërish më pas do të ketë shtrenjtim të cigareve, edhe ate çdo vit nga 4 apo 5 denarë për pako.

Sipas llogaritjeve, çdo lloj cigaresh brenda 6 viteve do të shtrenjtohet për 30 denarë për pako.

Lajme të ngjashme

Back to top button