Kryeministri turk Dautogllu për vizitë në Maqedoni

Kryeministri turk, Ahmet Davutogllu në kuadër të vizitës në Maqedoni sot pasdite do të ketë takime me presidentin Gjorgje Ivanov.

Kryetari i Qeverisë së Turqisë do të takohet edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Tema të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare midis Maqedonisë dhe Turqisë. Do të këmbehen edhe mendime për tema rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Kryeministri Davutogllu në Shkup do të marrë pjesë edhe në shënimin e “Festës së arsimit në gjuhën turke në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Back to top button