Besir Durguti e nis me fitore në Kroaci

Një nga tenistët më me perspektivë në Maqedoni, Besir Durguti po vazhdon që të shkëlqej në turnet ndërkombëtare, ndërsa tani ai ka arritur që të fitoje dhe ATP pikën e parë. 

Durguti për momentin është duke marrë pjesë në ATP turneun që po mbahet në Çakovec të Kroacisë, turne ky që radhitet ndër më të fortit në rajon. 

Që në meçin e parë shkupjani Durguti kishte për kundërshtarë një tenistë shumë të papërshtatshëm dhe me përvojë të madhe në ATP turnet, italianin Andrea Patracchini, e të cilin e ka fituar me rezultat 7-5, 6-3.

“Jam shumë i gëzuar nga fakti që kam fituar dhe pikën e parë në ATP turnet e që kjo do të më jep kurajo për të vazhduar me sukses edhe në paraqitjet tjera. Kisha për kundërshtar italianin Patracchini, i cili ashtu sikurse edhe më paralajmëruan, ishte mjaft i papërshtatshëm dhe me shumë përvojë në këto turne. Tani është normale që të vijnë dhe meçe tjera edhe më të rënda, por unë do të mundohem të jap më të mirën”, ka thënë Durguti për “Portalb”.

Besiri që në këtë turne paraqitet me “uajlld kart”, do të vazhdojë garat me raundin e dytë e ku për kundërshtarë do të ketë bartësin e dytë të turneut, kroatin Marin Bradariç. 
ATP turneu që po mbahet në Çakovec, është me vlerë prej 10.000 dollarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button