Higuain i dha trofeun e SuperKupës Napolit

Skuadra e Napolit e ka fituar një trofe tejet të rëndësishëm në këtë fundvit.

Napolitanët triumfuan kundër Juventusit në kuadër të Superkupës së Italisë.

Napoli fitoi 6:5 në penallti, aty ku portieri i tyre Cabral priti katër penallti, teksa Buffon tri të tilla.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan në barazim 2:2.

Carlos Tevez (5’ dhe 106’) shënoi dy golat për Juventusin, teksa për Napolin dy herë realizio Gonzalo Higuain (68’ dhe 118’).

Higuain ishte heroi i Napolit pasi përveҫ golave ai realizoi edhe një nga penalltitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button