Xhesika Ndoj është fituesja e “Shkodra Fest”

Një show i vërtetë i realizuar për herë të parë pasi ishte edhe edicioni i parë i festivalit ‘Shkodra Fest’, ka mbushur Teatrin e shenjtë të Shkodrës.

Garë, emocione të ftuar specialë dhe një super sukses që mbante të gjithë peshën e një djaloshi të ri, artistit Eli G, ndërsa çmimi kryesor mes 18 këngëve finale ka shkuar për këngëtaren simpatike Xhesika Ndoj dhe këngën “Preke”.

Ky festival ka sjellë artistë të rinj dhe me emër nga të gjitha trevat shqiptare, ku përveç çmimin të madh ka pasur edhe 12 çmime të tjera për këngëtarët më të mirë, gjithashtu festivali është transmetuar ‘live’ për teleshikuesit nga partneri mediatik Star Plus TV. /Kosovarja

Lajme të ngjashme

Back to top button