Recension: Esma Rexhepova urgjentisht është dërguar në spital

Të verifikohet saktësia e informatës është detyrë kryesore e gazetarit. Neni 1 i Kodi të gazetarëve thotë se gazetari duhet të publikojë informata sakta dhe të verifikuara.

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet.
Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur..

Mirëpo, përveç citimit të medias e cila paraprakisht e ka publikuar informatën, në këtë rast nuk është bërë përpjekje për ta verifikuar atë.

Есма Реџепова итно префрлена во болницаLinku deri te artikulli origjinal: Еsma Rexhepova urgjentisht është dërguar në spital

Data dhe koha e publikimit: 18.12.2014

Data e recensionit: 19.12.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Kontrolli rutinor, i caktuar që më parë, në këtë tekst është shndërruar “transferim urgjent në siptal për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore” gjë që nuk është e saktë. Rregulli kryesor i gazetarisë që është shënuar edhe në Kodin e gazetarëve, është që të verifikohet informata. Kjo ka mundur të bëhet duke e kontaktuar menaxheren e Rexhepovës apo edhe personalisht atë. Nga ajo që është shkruar, nuk fitohet ndonjë përshtypje bindëse se është bërë përpjekje që të kontaktohet këngëtarja me qëllim që të verifikohet informata. Raportimi senzacional përhapi dezinformatë se “gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe se ajo është ndalur në spital”.

Demant arriti edhe nga menaxherja e Rexhepovës.

Do të doja ta demantoj lajmin se zonja Esma Rexhepova është transferuar urgjentisht në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, siç është shkruar. Është e saktë se zonja Esma ishte në spitalin klinik “Sistina”, ku ishte në kontroll rutinor, të caktuar që më parë. E lus portalin që edhe zyrtarisht ta demantojë këtë lajm, i cili shkaktoi huti në gjithë publikun e Maqedonisë. Njëkohësisht, të gjithë adhuruesve dhe respektuesve të zonjës Rexhepova u vërtetoj se zonja ndihet shumë mirë dhe se me padurim ju pret të gjithëve në pritjen e Vitit të Ri në Sheshin Pela në qendër të Shkupit dhe të shoqëroheni me të dhe këngën e saj. Me respekt, Vesna Gjorgjievska, menaxhere e Esma Rexhepova-Teodosievska.

Në tekst përmendet një medie tjetër si burim, mirëpo kjo nuk e kamuflon mosekzistimin e angazhimit të gazetarit për ta verifikuar informatën dhe përkundrazi, kontribuon për përhapjen e mëtutjeshme të dezinformatës.

“Esma është sjellë në spital në gjendje të keqe shëndetësore dhe siç njofton portali, ajo është mbajtur në spital. Një gazetar i portalit “Muzika 24″ rastësisht ka qenë dëshmitar i hospitalizimit të divës së muzikës folk.”

Neni 8 i Kodit të gazetarëve thotë:

Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftrave, tregjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizimi.

Titulli ku thuhet se Rexhepova është transferuar urgjentisht është senzacionalist. Fakti që dikush e ka parë atë në spital, nuk do të thotë se ajo “është transferuar urgjentisht”. Madje edhe sikur të ishte ashtu, në tekst kjo me asgjë nuk konfirmohet. Para çdo informimi ku ka palë të involvuara, për informata vërtetimi i të cilave është i domosdoshëm ndërsa vërtetësia e paverifikuar, gazetari duhet t’u drejtohet burimeve. Në çdo rast tjetër, rrezikon të transmetojë informatë gjysmë të vërtetë ose krejtësisht të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button