fbpx

10 gratë që kanë ndryshuar botën

Edhe pse me shume pa zë dhe madje te fshehura nga historia, gratë ne shume raste i kane dhënë fytyrën e tyre momenteve te caktuara te historisë botërore, me shpikjet, betejat, librat dhe sipërmarrjet e tyre.
Viralnova.com ka stiluar një liste me emra te grave qe kane ndihmuar boten te jete kjo qe kemi sot, një vend gjithnjë e me i mire për banoret e saj.

Mes emrave te përfshirë ne këtë liste spikat ai i Maud Wagner, tatuazheria e pare grua ne bote ne vitin 1904. Po kështu ne liste është edhe emri i Annette Kellerman, notares qe nga te parat gra përdori kostumin e banjës, për te cilën me pas u arrestua pasi guxoi te bej edhe një foto ne fillimet e shekullit te kaluar.

Është gjithashtu edhe Sarla Thakral, pilotja e pare indiane, sikurse dhe Sabiha Gökçen, pilotja e pare e avionëve sulmues. Margaret Bourke-White, gazetaria dhe fotografja e pare grua qe mori leje nga ish Bashkimi Sovjetik për te realizuar një reportazh për zhvillimin industrial te vendit te pare socialist ne bote.

Është prezente ne këtë liste edhe heroine e rezistencës frënge Simone Segouin, e cila edhe pse as njëzet vjeçe, arriti te zërë rob 25 nazistë. Është Annie Lumpkins, aktiviste për te drejtat e njeriut ne SHBA ne vitet ’60 te shekullit te njëzet. Ellen O’Neal, një nga te parat femra skateboard-iste ne bote. 24 vjeçarja Elspeth Beard, e cila arriti për here te pare te bej xhiron e botes me motoçiklete.

Është gjithashtu edhe Anna Lee Fisher, e para grua nene qe hidhet ne atmosfere. Jashtë serie është edhe një grua e moshuar armene, e cila ne moshën 106 vjeçare është fotografuar me arme ne dore për te mbrojtur vendin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button