Sadulla Duraku ka reaguar ndaj Musa Xhaferi për punësimet

Kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit Musa Xhaferi, lidhur me punësimet në Sekretariatin që udhëhiqet nga ai, transmeton Alsat

“Qytetarët e Komunës së Likovës janë më të merituarit për Marrëveshjen e Ohrit dhe kjo dihet botërisht. Kjo marrëveshje ka dalë nga lufta e vitit 2001 dhe qytetarët e mbështetën dhe i qëndruan besnike UÇK-së. Për fat të keq, Musa Xhaferi sillet sikur ky njeri e ka bërë Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është i vetëdijshëm nga e ka këtë post që e ka nga vitit 2002/2003 deri më sot. Çudia është më e madhe se në vend që ti favorizojë pak në përqindje këto qytetarë, e bën të kundërtën, bile bile ka urrejtje pse nuk përkulen”, thuhet në reagimin e Durakut.

Duraku shkon edhe më larg, duke akuzuar Xhaferin për aleanca të fshehta me struktura të cilat i kundërshton BDI-ja.

“Tani me këtë konkursin e fundit për administratorë shtetërorë jemi të shqetësuar sepse pak nga ata janë pranuar. Dua të theksoj se disa që janë pranuar si administratorë, dy ose tre prej tyre e kanë votuar botërisht Ivanovin, kryetarin e shtetit. Kjo na detyron të mendojmë se mos ekziston ndonjë lidhje, gjegjësisht aleancë Xhaferi-Ivanov”, thuhet në reagim.

Në konkursin e fundit për administrator janë pranuar 180 persona ndërsa prej tyre vetëm 2-3 veta janë nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës. Ndryshe kritika rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, janë në rritje e sipër tani një kohë për shkak të ritmit jashtëzakonisht të dobët të rritjes së përqindjes së shqiptarëve në administratë. Sipas të dhënave të fundit, përqindja e të punësuarve shqiptarë është rritur për vetëm 0,3% gjatë vitit 2013, ose vetëm 1,2% për 3 vite, nga viti 2011.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button