fbpx

Hasan Prishtina u nderua nga ministrat shqiptar

Shkupi sot shënoi 101 vjetorin e çlirimit të tij nga kryengritësit shqiptar të udhëhequr nga Hasan Prishtina por edhe 80 vjetorin e vrasjes së këtij heroi në Selanik, ku për herë të parë pas tetë dekadash, rënia e heroit shqiptar do të përkujtohet edhe në vendin e vrasjes në Selanik. 

“Sot në emër të institucioneve të Qeverisë, Parlamentit, Komunës së Çairit dhe të institucioneve të tjera, Shoqatave, nderuam figurën e Hasan Prishtinës, një prej ideologëve më kryesorë për pavarësinë e Shqiptarëve, gjegjësisht përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës në Parlamentin osman dhe për ne gjithë është frymëzues për lirinë, demokracinë dhe për integrimin e shqiptarëve bashkë me popujt e përparuar të Evropës”, tha zv/kryeministri Musa Xhaferi, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, ai i Ekonomisë Valon Saraçini si dhe ministri i Ekologjisë Abdilaqim Ademi.

Ndërkohë, ambasadori i Kosovës Ylber Hysa tha se sot është një ditë e shënuar, një jubile që flet shumë për gjithë shqiptarët por edhe për kosovarët. “Jemi këtu ta nderojmë një njeri që kosovarët e konsiderojnë heroin e tyre, një njeri i cili në një periudhë të rëndësishme ishte aty që me vizionin e tij u tregoi një rrugë që ne e kemi aspiruar gati një shekull. 

Por jo vetëm për ne, është një figurë që edhe për këtë vend ka dhënë shëmbëlltyrën e bashkëpunimit dhe duke konceptuar lirinë si diçka që vlen për të gjithë”, tha Hysa. 

Ndërkohë, Mehmet Prishtina tha se për të kjo është një datë e veçantë historike. “Vitin e kaluar ne shënuam 100 vjetorin e çlirimit të Shkupit, kurse tash po pasojnë festimet dhe është një ndjenë e veçantë që e konstatojmë se Hasan Prishtina është një sinonim i identifikimit të shqiptarëve në Shkup dhe kudo që janë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button