Lirohet benzini dhe nafta

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Rregullator për Energjetikës (KRE) ka sjellë vendim për lirimin e derivateve të naftës. 

Sipas vendimit të KRE-së, çmimi i benzineve do të lirohet për 1.5 denarë, kurse ai i dizelit për 0.5 denarë.

Në këtë mënyrë prej sonte pas mesnate, benzini Eurosuper BS 95 do të shitet me çmim prej 81 denarë, Eurosuper BS 98 me çmim prej 82.50, ndërsa Eurodizeli për 69.50 denarë. 

KRE-ja poashtu vendosi ta lirojë për 0.5 denarë edhe çmimin e vajit ekstra të lehtë për amvisëri (El – 1). /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button