SPGM-ja nuk merr pjesë në debatin e nesërm për propozimligjet e mediave

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë të Maqedonisë (SPGM) refuzon të marrë pjesë në debatin të caktuar për nesër për versionet e propozuara të Ligjit për media dhe Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, të cilin e organizon Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.

Ky qëndrim i SPGM-së fillimisht është parimor dhe ka të bëjë me mostransparencën në krijimin e teksteve të versioneve punuese të këtyre akteve ligjore. 

“Pa pasur për qëllim që të përzihemi në kompetencat e qeverisë, mund të konstatojmë se komuniteti mediatik nuk është konsultuar se a ka nevojë të sillen akte të këtilla ligjore ose jo. Përgatitja e tyre është bër larg syve të profesionistlve mediatike e edhe më larg nga publiku, dhe që nga paralajmërimet e para se po përgatiten zgjidhje ligjore në këto fusha, Sindikati paralajmëroi se nuk do të ketë ligj kualitativ pa pjesëmarrje të faktorëve relevantë nga hapësira mediatike”, thuhet në reagimin e SPGM-së.

Për fat të keq, nga sindikati thonë se vërejtjet qëllimmira nuk u morën me seriozitet. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button