Revizioni i “Shkupi 2014”: Qeveria në mënyrë të paligjshme ka dhënë të holla për përmendoret

Qeveria qendrore ka financuar pjesën më të madhe të përmendoreve dhe ka transferuar të holla në komunën Qendër, ndërsa asnjë ligj nuk e lejon këtë, sepse vetëm komunat mund ta bëjnë këtë, e jo të financohet me të hollat e qeverisë. Në këtë mënyrë, thuajse 58 milion euro janë transferuar për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”.

“Parregullsi të shumta janë regjistruar në revizionin që është kryer nga ish-antikorupcionerët në dokumentacionin e projektit “Shkupi 2014”, për t’u vërtetuar gjendja në realizimin e këtij projekti. Një nga detajet më kontraverse është vetëfinancimi i disa përmendoreve nga qeveria qendrore, ku nga buxheti janë transferuar 58.023.986 milionë euro, që, sipas ligjeve, nuk është legale qeveria të financojë përmendore, por ajo mund të realizohet vetëm nga buxheti i qeverisë lokale ose nga donacionet. Kjo është një ndër shkeljet e evidentuara që sot e zbardhën revizionerët e projektit “Shkupi 2014”, në konferencën për shtyp në komunën Qendër, ku u prezantua raporti i parë paraprak.

Ata theksuan se janë evidentuar keqpërdorime të mjeteve të buxhetit, se realizimi i “Shkupi 2014”, është lënë pa kontroll, ndërsa shërbimet dhe këshilli komunal nuk kanë pasur pasqyrë në këtë projekt. Si shembull më i qartë për këtë është rasti ku komuna Qendër ka ndërtuar objekte për të cilat nuk kanë pasur të drejtë, siç është rasti me urën “Syri” dhe me “Urën e artit”, por edhe fontana në Vardar, të cilat janë objekte infrastrukturore dhe si të tilla ka mundur t’i ndërtojë vetëm Qyteti i Shkupit.

Anëtarët e Komisionit kanë vërtetuar se ka pasur shumë keqpërdorime të fondeve buxhetore, të cilat janë dhënë për realizimin e përmendoreve, se janë ndërmarrë hapat e parë për vlerësimin e një objekti, ndërsa në lidhje me përmendoren e Nikolla Karevit, para parlamentit, i cili është punuar nga bronzi, në dokumentacion shkruan se është punuar nga mermeri dhe kushton 45 milion denarë, që është shumë më tepër mbi vlerën e ndërtimit të një përmendoreje të tillë nga bronza. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button